Për çështjen e lejimit të importit të mbetjeve ka reaguar sot edhe ish-Kryeministri Sali Berisha.

Në një koment në rrjetet sociale, Berisha shkruan se sot Kryeministri Rama lexoi si të vetat fjalimet e shkruara prej tij, për listën jeshile në vitin 2013.

Berisha nënvizon se Rama nuk e përmend referendumin e caktuar nga Presidenti i Republikës për t’u zhvilluar në Dhjetor të atij viti.

Berisha u bën thirrje qytetarëve të mos pranojnë shkelmimin e një të drejte themelore kushtetuese siç është referendumi në emër të mafies italo – shqiptare të plehrave.

Tv Klan