Besart Berisha tregoi edhe një herë cilësitë e tij duke i hapur rrugën fitores së Melbourne Victory në javën e 22 të kampionatit australian.

Sulmuesi shqiptar realizoi golin e parë në sfidën e fituar 2 – 0 në fushën e Central Coast Mariners. Berishës i janë dashur 12 minuta lojë për të kaluar miqtë në avantazh për të rikthyer te suksesi skuadrën e tij.

Ky ishte goli i 15 në këtë kampionat për ish-futbollistin e Kombëtares. Besart Berisha synon të vendosë rekordin e golave të shënuar në Australi, që momentialisht zotërohet nga Archie Thompson me 13 realizime më shumë.

Melbourne Victory renditet në vendin e pestë në zonën e play off që të kualifikon në fazën finale të kampionatit australian, ndërsa kanë mbetur edhe 5 javë nga sezoni i rregullt.

Tv Klan