Ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shpjeguar sot arsyet pse nuk e uron kryeministrin Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare të së dielës.

Në përgjigje të një komentuesit, Berisha shkruan: “

Unë nuk e kam uruar Ramën…

Së pari, sepse fitoren e tij e ndëshkuan me votë ose me bojkot 78% e shqiptarëve. Kjo nuk është fitore e bekuar, por është e përçmuar nga 54% e shqiptareve, që zgjodhën bojkotin për të shprehur zemërimin dhe për të votuar kundër tij. Po t’u shtosh këtyre edhe 48% te atyre që shkuan tek kutitë e votimit dhe votuan kundër tij, del se kjo është fitorja më e gjymtuar që kur është votuar për here të parë në zgjedhje pluraliste në Shqipëri.

Pra, a mund te uroj unë qeverisjen e 4/5 te shqiptareve nga 1/5 e tyre?! Kurrë jo. Natyrisht ka dhe një seri shkaqesh të tjera të njohura botërisht, por, unë e di se si ithtar i pakorrigjueshëm i Ramës, ti nuk i pranon ato (miq, Trendy (Alb) ndërhyn shpesh në rrjetin tonë me komentet e tij në mbrojtje të Ramës por në tërësi ruan etiken), ndaj dhe unë të rendita vetëm njërin që nuk besoj se mund të kundërshtosh. Me respekt, sb!

Kryeministri Rama dhe Partia Socialiste fituan 74  mandate nga 140 në Kuvend, në zgjedhjet e së dielës, çka i jep mundësinë të krijojë qeverinë pa nevojën e koalicioneve. Partia Demokratike, në krahun tjetër, arriti rekordin historik të vetëm 43 mandateve në parlament./tvklan.al