Ish –kryeministri Sali Berisha thotë se për pajisjen e përgjimit të gjetur në paradhomën e tij, Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka akuzuar zëvendësin e tij, Ilir Markon, emërim i Lëvizjs Socialiste për Integrim.

Sipas Berishës, Tahiri ka rrethuar zyrën e Markos menjëherë dhe ka kërkuar aparatin marrës të përgjimit të transmetuar nga zyra. Ish –kreu i qeverisë thotë se në zyrën e zëvendësministrit nuk është gjetur asnjë pajisje e dyshimtë. Berisha shkruan se Tahiri i ka kërkuar edhe kreut të LSI-së, Meta që ta shkarkojë Ilir Markon, por kjo kërkesë sipas tij është refuzuar.

Në një dalje për mediat, Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili e cilësoi tejet të rëndë ngjarjen dhe tha se hetimi nuk duhet të kursejë askënd.

Petrit Vasili, Kryetar i Grupit Parlamentar të LSI-së:

“Bërja transparente e plotë, zbardhja e përgjegjësisë pa hezitim për këdo do të ishte përgjigjia më e mirë për këdo. Hetimi duhet të zbulojë përgjegjësitë e gjithsecilit në një cështje të tillë kaq serioze pa dalluar kërkënd, qoftë ministër, zv/ministër etj, pavarësisht nga përkatësia politike që mund të ketë”.

Vasili komentoi edhe takimin e së hënës mes Kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës Basha. Ai tha se LSI mirëpret çdo takim mes tyre që çon drejt miratimit sa më parë të Reformës në Drejtësi, pa cënuar në asnjë rast frymën e Komisionit të Venecias.

Tv Klan