Ish kryeministri Sali Berisha priti në një takim Këshilltarin e lartë për Politikën e Jashtme në Grupin Parlamentar CDU/CSU në Bundestag, Hans-Joachim Falenski dhe Valter Glos,s përfaqësues për Shqipërinë i fondacionit Konrad Adenahuer.

Në qendër të takimit ishte situata në vend, ku Këshilltari Falenski shprehu vendosmërinë e tij dhe të CDU për një ndihmë të gjithanshme ndaj Partisë Demokratike, që të përmbushë me sukses misionin e saj dhe të japë ndihmesën në procesin e integrimit të vendit në BE.

Nga ana e tij ish-kryeministri Berisha tha se përballë një mazhorance të kapur nga krimi dhe korrupsioni, është e nevojshme një opozite e fortë dhe për këtë ndihma e grupit parlamentar të CDU dhe fondacionit Konrad Adenauer do të jetë mjaft e vlefshme.

TV Klan