berisha88Ish – kryeministri Berisha thotë se UEFA vendosi për Vuçiçin dhe Ramën dhe jo për ndeshjen. Në një postim në Facebook ai shkruan se ekipi ynë është viktimë e politikës, ndërsa UEFA me këtë vendim shplau Federatën Serbe nga racizmi.

Berisha vijon më tej duke thënë se ekipi ynë i lënë jetim u dënua njësoj si Serbia, duke rënë për së dyti viktimë, por kësaj here e politikës. “Ky është një vendim i turpshëm dhe vetëm politik, kryekëput në funksion të takimit Rama – Vuçiç”, përfundoi ai.

Ndërsa kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shprehet se vendimi i UEFA-s ishte i padrejtë.

Basha shkruan në Facebook: “Kryeministri t’i lërë llogjet në Facebook dhe të angazhojë të gjitha resurset e shtetit në mbështetje të Kombëtares dhe një vendimi të bazuar mbi të vërtetën!”

Tv Klan