Ish – Kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar goditje ndaj kusarizimit të parlamentit vendimin e Gjykatës Kushtetuese për t’i hequr mandatin Deputetit socialist, Koço Kokëdhima.

“Kushtetuesja i dha goditjen e merituar bashkëryekusarit të shtetit, sivlla Kokëdhima dhe kjo përbën një arritje të vërtetë në procesin e dekusarizimit të shtetit shqiptar, të parlamentit shqiptar. Kur mendon se dje dy vogëlushë të nisur me të ëmën për të takuar në qeli të atin që mbahej brenda se kishte bërë një shtesë ndërtimi në një kohë kur ky kryekusar ndërton saraje në Qeparo, duke shkelur dhjetë ligje, nuk ka se si të ndihesh i lënduar gjer në palcë. Unë shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta të atit për dy engjëjt e humbur dhe dënoj me përçmim dhe neveri të madhe këtë klikë kusarësh që nuk njeh ligj, normë, moral, përveç pasurimit të tyre.”

Ndërsa Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e cilësoi vendimin e Kushtetueses triumf të ligjit dhe drejtësisë.

Këto deklarata, ish – Kryeministrit Berisha dhe kreu i opozitës Basha i bënë pas mbledhjes së Grupit të Partisë Demokratike.

Tv Klan