Nga çadra e protestës ish- Kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje mbështetësve të opozitës të vijojnë qëndresën për votën e lirë.

Qytetaret i paralajmëroi për një betejë të ashpër, ndërsa pasardhësin e tij për fundin politik.

Kreun e qeverisë, Berisha e akuzoi gjithashtu se në katër vite qeverisje ka mashtruar shqiptarët për hapjen e vendeve të reja të punës dhe për investimet në vend. Ndërsa përsëriti akuzat se kryeministri qëndron pas inkriminimit të parlamentit dhe kanabizimit të vendit.

Tv Klan

—–

Berisha: Vota e lirë, kusht për Shqipërinë e lirë

Ish – Kryeministri Sali Berisha, nga çadra e lirisë nuk i ka kursyer akuzat për Kryeministrin Edi Rama, për të cilin tha se Shqipëria që ai do është Shqipëria e karriges së tij.

Sipas Berishës, Rama më parë vret veten sesa ikën dhe se nuk e dëgjon zërin e popullit, por ai u shpreh i bindur se kjo do të ndryshojë. Për ish – Kryeministrin vota e lirë është kusht për Shqipërinë e lirë.

“Sot kemi ata të cilët me sakrifica të jashtëzakonshme janë në këtë shesh, për veten e për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Ndërsa përballë kemi pallatet e krimit e të drogës. Rama këto kohë është totalisht i braktisur nga populli, ai thotë se sot se është në Shqipërinë e karriges së tij. Kudo që ai shkon vetëm mashtron. Dje ai inauguroi një spital, ku 4 vite më parë e ingaroi Ilir Meta.

Premtoi 300 mijë vende pune. Mashtron Shqipërinë duke thënë se i krijojë 200 mijë vende pune. 235 mijë vende pune thotë se ka hapur duke gënjyer nga jugu në veri të Shqipërisë. Rama premtoi autostrada, korridore, korridorin blu, korridorin Veri – Jug. Shqipëria është e punës së transparencës shprehet ai, por ne nuk e duam këtë, ne duam Shqipërinë e lirë. Shqipëria që do Rama është Shqipëria e karriges së tij.

Shqipërinë e ka bërë shtyllë kryesore për krimin. Me krimin vë në krye rektorë, me krimin vjedh kasaforta të shtetit, me krimin del përpara njerëzve të pambrojtur. Ne duam Shqipërinë e lirë, kjo është Shqipëria e lirë që duam ne. Ne e dimë që droga është shkatërrim, pasojat e saj janë katastrofale. Ne nuk bëjmë kompromise sepse ne kemi kthyer krimin në darkat e shqiptarëve. Beteja është e ashpër, Rama më parë vret veten sesa ikën. E them këtë sepse tentativa ai ka patur jo njëherë gjatë jetës së tij.

Ai nuk e dëgjon zërin tonë. Por ne do e ngremë lartë zërin tonë që ai ta dëgjojë. Ju garantojë se ai do e dëgjojë zërin tonë, më mirë të na dëgjojë neve se sa t’ia fusë vetes në të dy tëmthat. Vota e lirë për ne për ju që jeni këtu për shqiptarët është kusht për Shqipërinë e lirë, për Shqipërinë që besojnë në këtë vend.

Ju bëj thirrje shqiptarëve të vazhdojnë këtë rrugë që ne themi, rruga e drejtë është rruga për liri themelore. Askush më shumë se ne nuk e do stabilitetin. Rama shpërndan si armiq shqiptarët nëpër botë. Para pak kohësh ishin në Gjermani, tani i nxjerr në Francë armiqtë e tij. Këtu Rama ka lënë kriminelët për të mbajtur karrigen e tij. Shqipëria do bëhet ajo që shqiptarët duhet ti besojnë. Unë e kuptojë mirë Ramën se ia njoh psikologjinë. E gënjen mendja se do na e rrëmbejë votën, do na e rrëmbejnë karrigen. Do na i paguajë të gjitha, por do jetë shumë vonë sepse do i ketë rënë vetes në të dy tëmthat. Edi Rama shporru, qërrohu, largohu”

./tvklan.al