Ish-Kryeministri Sali Berisha thotë se Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj është po zhvillon një vizitë personale në Itali me fokus jo dosjen e Saimir Tahirit, por të tijën.

Deputeti i PD-së tha se në dosja flet për trafikun ndërkombëtar të drogës nga grupi i Agron Xhafës, vëllai i ministrit, dhe se 3/4 e saj gjendet në duart e Saimir Tahirit. Në këtë dosje, sipas Berishës, provohen në mënyre të sigurt lidhjet direkte të Fatmirit me veprimtarinë kriminale të Agronit në trafikun ndërkombëtar të Kokainës.

Postimi i plotë:

“Xhafa i drogës në vizite “pune” personale me urgjence ne Itali për dosjen e tij!

Të dashur miq, dje u nis me urgjence në Itali, gjoja për vizite pune, por në fakt personale, për dosjen e tij. Këto ditë, krahas dosjes “Tahiri” dhe kërkesës së prokurorisë për arrestimin e tij, Tirana gumëzhinte për një dosje bombë te një minstri tjetër dhe kjo dosje është pikërisht dosja e ministrit Xhafa, dosje e trafikut ndërkombëtar te drogës nga grupi i Agron Xhafës.

Ne këtë dosje, 3/4 e te cilës gjendet ne duart e Saimir Tahirit por dhe të tjerëve thuhet se provohen në menyrë të sigurt lidhjet direkte të Fatmirit me veprmitarinë kriminale të Agronit në trafikun ndërkombëtar te Kokainës.

Fatmiri rodhi në media lajmin se u nis me urgjence ne Itali i thirrur për dosjen e Saimirit. Në të vërtetë ai shkoi me urgjencë për dosjen e tij bombë!

”/tvklan.al