berisha-2

Funeral të votës së lirë e ka cilësuar ish – Kryeminsitri Berisha seancën e parë plenare pas mbajtjes së zgjedhjeve vendore të 21 qershorit. Në shenjë proteste për shkatërrimin që sipas tij mafia dhe krimi në pushtet i bëri procesit elektoral, Berisha tha se kishte menduar të digjte mandatin e deputetit.

Përgjegjës për zhbërjen e standardeve Berisha bëri Kryeministrin Rama, që sipas tij sfidoi hapur ndërkombëtarët duke kandiduar në 21 qershor individë me të shkuar kriminale.

Sipas tij në 21 qershor u prekën dy parimet kryesore të lirisë e barazisë, duke i kthyer këto zgjedhje në flamurin e zi të krimit.

Ndaj dhe zgjidhja sipas ish – Kryeministrit duhet të vijë përmes një revolucioni demokratik.

Berisha denoncoi raste të blerjes së votave, regjistime fiktive, përdorimit të administratës si dhe efektivëve të policisë e individëve me rekorde kriminale gjatë fushatës elektorale të mazhorancës, që sipas tij damkosën standardet e zgjedhjeve vendore.

Tv Klan