I ashpër ka qenë ish – Kryeminitri Sali Berisha me zyrtarin e Bashkimit Europian, Eduard Auer, për të cilin tha se kishte ardhur në Tiranë për të përçarë opozitën, duke i kërkuar aleatëve që të futen në zgjedhje pa Partinë Demokratike. Në fjalën e tij, Berisha tha se kjo e fundit po përballet me presione e shantazhe të ndryshme, por është e vërteta ajo që

“na detyron të qëndrojmë të palëkundur”.

“U tha lëreni PD, ta kalbin PD dhe Lulzim Bashën dhe futuni merrni ato mandate sepse iu erdhi radha. Erdhi me misionin për të shkatërruar opozitën, për të ndërtuar një opozitë të emërtuar sipas Ramës”.

Ish – Kryeministri u shpreh i bindur se Auer nuk erdhi me porosi nga Komisionin i BE, pasi sipas tij, ky institucion ndërtohet mbi vlera. Berisha tha se zyrtari erdhi ose “

si anëtar i klubit të 4700 euro m2, ose si anëtar i klubi të kanabisit të Kryeministit Rama”.

Berisha i bëri thirrje Komisionit Europian që ta largojë nga ky Komision Auer dhe e konsideroi veprimin e tij si të shëmtuar dhe të turpshëm.

“Je treguar shumë i pamend, sepse ata burra që takove aty atë ditë, përfaqësues të partive aleate i kanë këtu anëtarët prej 56 ditësh. E di çna kujtove ti? Kohërat e perandorisë osmane, kur sulltani para se të dërgonte ushtrinë dërgonte qeset me para… Turpi të mbuloftë, erdhe këtu të blesh mandate për llogari të Ramës “,

tha më tej Berisha.

Ndërkohë, Partia Demokratike dhe aleatët firmosën sot një ankesë zyrtare që do ta dërgojnë në Bruksel, kundër projekteve për të përçarë opozitën.

Zyrtari Auer, Shef i Divizionit për Ballkanin Perëndimor e vizitoi vendin tonë më datë 6 Prill./tvklan.al