Gjermania i dha fund varësisë nga gazi rus

Kur Vladimir Putin i mbylli rubinetet e gazit në Evropë, Gjermania më shumë se shumë vende tjera i frikësohej një dimri me ndërprerje të furnizimit me gaz.

Strategjia e Gjermanisë për ta menaxhuar situatën pa gazin rus duket  tani për tani  se po funksionon.

Në bregun gjerman të Detit të Veriut inxhinierët kanë përfunduar ndërtimin në kohë rekord  terminalin e parë të importit të Gjermanisë për gazin natyror të lëngshëm (LNG).

LNG është gaz natyror që ftohet në formë të lëngshme për ta zvogëluar volumin e tij dhe për ta bërë më të lehtë transportin.

Ky projekt normalisht do të zgjaste me vite, mirëpo autoritetet i anashkaluan proceset burokratike për ta mundësuar përfundimin në më pak se 200 ditë.

Brenda pak javësh, cisterna nga shtete si SHBA, Norvegjia ose Emiratet mund ta dorëzojnë ngarkesën e tyre këtë në port.

Edhe pesë terminale të tjera të gazit të lëngshëm LNG janë planifikuar qe të ndërtohen ne Gjermani. Shumica e tyre duhet qe të përfundojnë vitin e ardhshëm.

Mos hapja e tubacionit Nordstream 2, i cili do të dyfishonte sasinë e gazit rus që vinte në Evropë përmes Gjermanisë ka vëne në dileme projektet  e reja industriale.

Aktualisht sipas agjencisë federale të rrjetit të energjisë, Gjermania po ia del të menaxhojë pa gazin rus. Për t’i shmangur mungesat e gazit gjatë dimrit, ekspertët e saj thonë se terminalet e LNG duhet të jenë të gatshme në fillim të vitit të ardhshëm dhe se konsumi i gazit duhet të reduktohet me 20%.

Terminalet e reja të gazit të lëngshëm LNG i kushtojnë qeverisë më shumë se gjashtë miliardë Euro.

Klan News