I ftuar në  studion e emisionit “Porta a porta” për të  folur për reformat e qeverisë italiane, Silvio Berluskoni nuk ka lënë pa komentuar deklaratën e aktrores franceze, Catherine Deneuve.

Ish-kryeminsitri italian ka lëvduar aktoren 74-vjeçare për fjalët që tha në mbrojtje të meshkujve të akuzuar për ngacmime seksuale, siç ishte dhe rasti i regjisorit Harvey Weinstein.

“Fjalët e saj ishin të shenjta. Është e natyrshme që femrat të jenë të lumtura, kur një mashkull përpiqet t’i joshë ato. Nuk kam shumë përvoja në lidhje me këtë temë, pasi gjithmonë kanë qenë femrat që janë përpjekur të më joshin”.

81-vjeçari u detyrua të japë dorëheqjen në vitin 2011 pasi u  përfshi në një skandal seksual me vajza të mitura.

Burimi: Klan Plus