Më në fund klubi legjendar italian, një nga më të rëndësishmit në të gjithë europën, Milan, u shit tek Kinezi Yonghong Li nga Silvio Berluskoni, i cili e drejtonte që prej 1986-ës.

Pas 31 vitesh epoka e tij u mbyll dhe mund të konsiderohet një nga më të lavdishmet për klubin italian.

99.93% e aksioneve që zotëronte Berluskoni kaluan tek kinezët me një vlerë prej 740 milionë eurosh përfshi edhe borxhin që ka klubi prej 220 milionësh.

Yonghong Li pak ditë më parë bëri edhe pagesën e fundit prej 370 milionësh pas kaparit prej 200 milionësh të derdhur disa javë më parë.

Pritet që gjatë ditës së premte pronarët e rinj të dalin në një konferencë për shtyp pasi të kenë mbledhur asamblenë e aksionerëve.

Nën drejtimin e Berluskonit Milan fitoi 8 kampionate, 1 kupë Italie, 7 Superkupa, 5 Champions League dhe 5 superkupa UEFA, 2 kupa ndërkontinentale dhe një botëror për klubet.

Tv Klan