bifktek me mollePërbërësit për 4 persona:

4  bërxolla derri

2 kokrra qepë

Gjalpë

4 kokrra mollë

2 gota ujë

Erëza dhe kripë sipas dëshirës

Përgatitja:

Në fillim rrahim bërxollat dhe u presim me majën e thikës pjesën e dhjamit, në mënyrë që të mos mblidhen kur t’i ziejmë. I marinojmë më pas me rigon, kripë dhe piper sipas dëshirës dhe i lëmë 15 minuta në një enë.

Ndërkohë një një tenxhere hedhim pak gjalpë dhe qepët e grira hollë dhe i skuqim me njëra – tjetrën derisa të marrin ngjyrë ari. Shtojmë aty vetëm disa feta mollë, të prera edhe ato hollë sa për t’i dhënë shije.

Pasi janë marinuar bërxollat, i shtojmë në tenxheren ku kemi qepët, i përzijejmë me njëra – tjetrën sapo të marrin pak ngjyrë dhe i shtojmë 2 gota ujë.

I lëmë të zijejnë për 15 deri 20 minuta me temperaturë të ngadaltë.

Më pas në një tavë të lyer me pak gjalpë vendosim bërxollat dhe fetat e mollës të prera hollë. Futeni tavën në furrë për 20 minuta në temperaturën 200 gradë.

tvklan.al