berxolla-MarsalaPërbërësit për 4 persona:

350 g mish viçi ose derri (duhet të jenë bërxolla të holla)

50 g gjalp

2 lugë vaj ulliri

kripë dhe piper

200 ml Marsala  (lloj vere për gatim)

150 g miell

Përgatitja:

Lyejmë nga të dyja anët fetat e mishit me miell. Në një tigan të madh shkrijmë gjalpin me vaj dhe kur të jenë ngrohur mirë vendosni fetat e mishit. I skuqim mirë e mirë nga të dyja anët, hedhim kripë dhe piper sipas dëshirës dhe në fund i shuajmë me Marsala-në.

Ulim zjarrin dhe vazhdojmë pjekjes derisa mishi të ketë marrë një ngjyrë të artë dhe në të njëjtën kohë të keni arritur në një masë të trashë të kremit.

Bërxollat i shërbejme më salcën e krijuar nga pjekja.

e.k