Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim kanë nënshkruar marrëveshjen për kredinë prej 218 milionë euro, që BERZH jep për KESH.

Të pranishëm në këtë ceremoni, Minisitri i Financave, Arben Ahmetaj dhe Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri thanë se huaja do të përdoret për instrukturimin e borxheve, që KESH ka ndaj bankave të nivelit të dytë dhe rrit modernizimin e kompanisë më të madhe të gjenerimit të energjisë në vend.

Përfaqësues të BERZH thanë se kredia e dhënë do të mundësojë për KESH, arritjen e një situate të qëndrueshme financiare. Borxhin që KESH ka ndaj bankave do ta konvertojë nga borxhi afatshkurtër në borxh afatgjatë me 15 vite dhe kosto më të ulët.

Tv Klan