eu_bank

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim e rendit Shqipërinë në vendin e parë për reformat strukturore të kryera gjatë këtij viti.

Në Raportin e Tranzicionit për vitin 2014 thuhet se vendi ynë ka marrë vlerësim pozitiv në teknologjinë e informacionit, agrobiznes, industri, pasuri të patundshme në energjinë e qëndrueshme, transportin urban dhe sistemin bankar.

Treguesit e vlerësimit  të BERZH shkojnë nga 1 deri 4 +. Vlerësimi 1 përfaqëson ndryshim pak ose aspak në krahasim me një ekonomi të ngurtë e centralizuar dhe 4+ përfaqëson standardet e një ekonomie të tregut.

Sipas raportit të BERZH më dobët paraqitet reforma në sektorë të tillë hekurudha, tregu i sigurimeve dhe tregjet e kapitalit.

Sa i përket vendeve të tjera të Rajonit, si Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, Kosova, Bullgaria dhe Rumania raporti thotë se paraqiten shumë më dobët se Shqipëria.

Sipas Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim vitet e fundit kanë qenë të vështira për tregjet e energjisë në rajon.

Disa vende i kanë shpallur reformat në këtë sektor, por progresi me zbatimi ka qenë i ngadaltë.

Janë vënë re zhvillime pozitive përsa i përket infrastrukturës. Në fushën e kreditimit, Berzh thotë se hendeku është zgjeruar pothuajse në të gjitha vendet.

Kjo është nxitur nga kreditimi i pakët për shkak të gjendjes së dobët ta bankave të cilat po vuajnë në bilancet e tyre kreditë me probleme.

Lajmin për renditjen e Shqipërisë në vendin e parë për reformat strukturore të kryera gjatë këtij viti, e ka ndarë në rrjetet sociale edhe Kryeministri Edi Rama.

Tv Klan