Besëlidhja për herë të parë në gjysmëfinale, kualifikohen Teuta, Skënderbeu dhe Tirana



Barazimi pa gola me Flamurtarin në ndeshjen e kthimit e nxorri të kualifikuar Besëlidhjen për në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë.

Takimi i parë i fituar 2-1 nga lezhjanët ishte një rezultat që nuk duhej cenuar.

 Për herë të parë në gjysmëfinale të kupës, lezhjanët e pozicionuan vetën si surpriza e kampionatit por duket se nuk ka qenë surprizë për futbollistët.

Kish premtuar kualifikimin dhe ia arriti. Kapiteni Dritan Smajli tashmë kthen skuadrën me këmbë në tokë.

Surprizë ishte edhe Teuta që skualifikoi Vllazninë. Në minutat e fundit të takimit, një 11-metërsh i Hilës dhe goli i Prognit surprizoi  Shkodranët që e kishin fituar ndeshjen e parë. Vllaznia kundërshtoi vendimin e arbitrit për 11-metërshin e dhënë në favor të Teutës.

Skënderbeu dhe Tirana janë klubet e tjera gjysmëfinaliste.

Kryeqytetasit barazuan pa gola në ndeshjen e kthimit me Kukësin pasi e kish fituar të parën 2-1, ndërsa korçarët u kualifikuan pasi fituan ndeshjen e dytë me Laçin me rezultat minimal, pas barazimit në sfidën e parë./TV Klan


Kategori
SportTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*







Emisione