Beyonce dhe Jay ZKriza martesore mes çiftit të famshëm të këngëtarëve, Beyonce dhe Jay Z, tashmë i përket së kaluarës.

Në verën e këtij viti çifti përflitej se ishte në prag të divorcit, por trazirat kanë kaluar, e tashmë ata kanë vendosur të rinovojnë betimet për dashuri të përjetshme.

Revista “People” ka zbuluar sekretin e çiftit, duke bërë me dije se ata do të ribetohen në qytetin e dashurisë, në Paris.

Ashtu siç ata mbajtën sekret ceremoninë e martesës në vitin 2008, e njëjta gjë mund të ndodhë edhe kësaj rradhe.

M.S