Biblioteka “Musine Kokalari” me ambiente të reja

Veliaj: Po fitojmë betejën me bingot e llotot


Hapësira moderne leximi për të rinjtë, ambiente dinjitoze dhe qendër për aktivitete të ndryshme kulturore e sociale. Kjo është biblioteka “Musine Kokalari” në Njësinë Nr. 7, e transformuar nga një hapësirë e degraduar në një fole të ngrohtë për të apasionuarit e librit. Edhe për kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndryshimi është rrënjësor.


“Nuk e mendoja se ajo rrangallë që pamë para disa muajsh, mund të shndërrohej në një hapësirë kaq moderne. Mbaj mend nja dy-tre foto që nxorëm në fillim dhe shumë njerëz nuk besonin se ishte në Tiranë. Sipas tyre, duhet të qe patjetër ndonjë kafe luksoze, pasi nuk mund të ishte bibliotekë apo mjedis publik diçka e punuar me kaq cilësi”.

Sipas Veliajt, investimi në kulturë dhe dije është mënyra më e mirë për t’i orientuar të rinjtë te libri, duke i hequr nga bastet apo lundrimi në celular.

“Nëse më parë ishin bastet, bingot, llotot në ofensivë ndaj kulturës qytetare, ne e kemi kthyer këtë energji në më shumë terrene sportive, kënde lojërash dhe aktivitete. Pra, e kemi filluar ofensivën ndaj bingove e basteve, jemi në avantazh, por ende s’e kemi fituar betejën. Për këtë duhet që të kemi një vit të mbushur me investime të tilla”.

Kryebashkiaku Veliaj kërkoi kontributin e të gjithëve për të kompletuar këto biblioteka edhe me bazën e nevojshme për lexim, duke përmenduar këtu këshilltarët e Këshillit Bashkiak të Tiranës të cilët dhuruan një fond modest librash.

Tv Klan

Kategori
AktualitetTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*