Një burrë ka gjetur vdekjen këtë të mërkurë në Vlorë pasi ra në kanal. Policia sqaron se rreth orës 16:30 është njoftuar se një person ishte mbytur në një kanal, në Novoselë.

Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, ata gjetën 57 – vjeçarin me iniciale K.Q, i cili kishte rënë në një kanal me ujë pas një pike shumice.

Paraprakisht, sqaron policia, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkaqe aksidentale. Megjithatë është grupi hetimor, që po punon për të sqaruar rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje./tvklan.al