Besimi që bizneset dhe konsumatorët kanë në ekonominë e vendit ra me 5.7 pikë në periudhen Janar – Mars të këtij viti, duke qëndruar poshtë mesatares historike, për herë të parë pas tre tre – mujoreve.

Përfundimi nxirret nga Banka e Shqipërisë, bazuar në sondazhe të zhvilluara tek konsumatorët dhe bizneset e  katër sektorëve të rëndësishëm në vend si ai industrisë, ndërtimit, shërbimeve dhe tregtisë.

Bizneset janë marrë në pyetje rreth gjendjes së përgjithshme financiare, kërkesës për shitje dhe normën e shfrytëzimit të kapaciteteve të tyre prodhuese.

Rënien më të madhe e shënoi sektori i ndërtimit, me 16.7 pikë përqindje krahasuar me tremujorin pararardhës. Më pas vjen sektori i tregtisë me rënie 4.1 pikë përqindje, ai i e industrisë me 3 pikë përqindje dhe sektori i shërbimeve me 1 pikë përqindje.

Përsa i përket besimit të konsumatorëve në ekonomi, ai ra me 2.5 pikë përqindje në tre muajt e parë të këtij viti. Ky vlerësim negative u ndikua nga perkesqesimi  situates  se te ardhurave dhe shpenzimeve ne familjet shqiptare.

Ato kanë bërë 7.6 pikë përqind më pak blerje të mëdha se tremujori i fundit 2015.

Rënia e besimit në ekonomi lidhet drejtëpërdrejtë me investimet. Pak ditë më parë edhe një anketë e Dhomës Gjermane të Tregëtisë e renditi Shqipërinë të fundit në rajon, sa i përket interesit të biznesit gjerman për të investuar në Shqipëri.

Tv Klan