Facebook dhe Instagram kanë rënë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në disa vendeve të Evropës. Përdoruesit raportojnë se nuk mund të bëjnë dot postime. Sapo përpiqen të publikojnë diçka, faqja ju mbyllet.

Ky problem i Facebook ka prekur edhe Shqipërinë. Problemi qëndron kryesisht në postimin e linqeve të ndryshme. Nuk dihet saktësisht se çfarë problemi teknik mund të ketë Facebook, ndërkohë që ende nuk ka asnjë reagim prej tyre.

“DownDetector” pohon se serverat e Facebook kanë probleme dhe kjo nuk është hera e parë që ndodh brenda një kohe të shkurtër. Para disa javësh, përdorusit raportuan probleme sërish duke u ankuar se Facebook nuk përditësonte postimet e fundit.

Në gusht, rrjeti social u rrëzua në disa vende të Evropës duke bllokuar mijëra përdorues për të hyrë në llogaritë e tyre. /

tvklan.al