Forcat aleate të mbështetur nga SHBA kanë rimarrë përfundimisht Raqqa-n. Ky vend konsiderohej si kryeqyteti i Shtetit Islamik.

Rënia e Raqqa-s, vend në të cilin ISIS festoi me parada ‘fitoret’, është një simbol që tregon se si organizata terroriste po bie.

Qyteti ishte përdorur nga grupi si një bazë për të planifikuar sulmet jashtë vendit.

Forca Demokratike Siriane, në një aleancë me forcat kurde dhe militantët arabë të udhëhequr nga SHBA-ja festuan fitoren në rrugë, këndonin këngë nga makinat e tyre dhe ngritën një flamur brenda stadiumit të Raqqa-s.

/tvklan.al