valbone

Një automjet ku udhëtonin katër persona ra në ujërat e lumit të Valbonës mbrëmjen e kaluar. Si pasojë ka gjetur vdekjen një grua 48 – vjeçare. Viktima është Shpëtime Lulaj.

Në këtë aksident mbetën të plagosur edhe dy persona, Albert Hysaj, 31 – vjeç dhe Shqiponja Mustafa, 30 – vjeç, ndërsa rezulton i humbur Shani Pjetri, 42 – vjeç.

Ky i fundit mësohet se është marrë nga rrjedha e lumit dhe për gjetjen e tij janë angazhuar forcat e policisë.

Shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë humbja e kontrollit nga drejtuesi i mjetit. Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur Ura e Dragobisë.

Tv Klan