Kredia për ekonominë ka rënë në nivelet më të ulëta të dy viteve të fundit. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë për muajin qershor të këtij viti, tregojnë një ngushtim të dhënies së financimeve nga bankat me 260 milion dollarë krahasuar më një vit më parë. (grafik) Rënia më e madhe është për sektorin privat, por për ekspertët situata është më komplekse se kaq.

Zef Preçi thotë se kjo ka qenë një periudhë stanjacioni pasi periudha zgjedhore ka mbajtur pezull planet e investimeve të tyre, ndërsa paraja informale ka drejtuar sipërmarrësit drejt fajdeve, duke qenë se bankat janë konservatore në miratimin e huasë.

Ekspertët e ekonomisë thonë se bankat kanë politika shtrënguese për miratimin e një kredie për shkak të nivelit të lartë të huave me probleme. Edhe pse kanë rënë si përqindje, Preçi sqaron se nuk është luftuar në thelb fenomeni i kredive të këqija.

“Ka patur vetëm pastrim të bilanceve të bankave dhe kanë rënë si përqindje, pra imazhi në dukje është i mirë se ndihmon dhe bankat të paguajnë më pak taksa…”

Për 6 muajt e parë të vitit stoku i kredisë ka rënë me 0.6%, ndërsa si periudhë 1 vjeçare kredia është ulur me 1.7. Një nga dukuritë që po përjeton tregu financiar së fundi është edhe transferimi i parave që bankat kanë te bizneset që nuk punojnë në Shqipëri.

Tv Klan