Një 16-vjeçar ka humbur jetën, teksa po gjuante peshk dhe ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Sipas njoftimit të policisë,  i riu me inicialet L.Ç  ka qenë duke gjuajtur peshk me gjenerator në lumin Drin i Zi.

Mësohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike ku për pasojë shtetasi L.Ç ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 15.40, jemi njoftuar nga urgjenca e spitalit të Peshkopisë se është sjellë nga familjarët pa shenja jete një shtetas ,i cili dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Menjëherë ka shkuar grupi hetimor dhe shërbimet e policisë në ambjentet e spitalit dhe në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar se shtetasi L.Ç, rreth 16 vjeç, banues në fshatin Vakuf, dyshohet se duke gjuajtur peshk me gjenerator në lumin Drin i Zi, dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike ku për pasojë shtetasi L.Ç ka gjetur vdekjen e menjëhershme.