Një elektriçist ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, pasi ra në kontakt me rrymën elektrike në qytetin e Korçës.

Burime nga policia e Korçës bëjnë të ditur se ngjarja ndodhi në rrugën “Koli Tupa”, në lagjen numër 1 të këtij qyteti.

Punonjës i OSHEE, 45 – vjeçari me iniciale N.D, banues në Lezhë është transportuar me urgjencë drejt spitalit dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë policia thotë se punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al