Një 38 – vjeçare ka gjetur vdekjen gjatë pasdites në kryeqytet, pasi ra nga kati i katërt i një pallati. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:20 në rrugën “Bajo Topulli, pranë Kryegjyshatës.

Gruaja me iniciale E. K u dërgua me ambulancë në S.Q.U, por pavarësisht ndihmës mjekësore, ajo nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë rreth orës 17:50.

Sipas policisë, paraprakisht dyshohet se 38 – vjeçarja është vetëhedhur. Aktualisht, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al