Instrumentisti i grupit “The Zombies”, Jim Rodford ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare vetëm disa ditë pas koncertit të tij të fundit.

Sipas

The Independet

muzikanti, karriera e të cilit është shtrirë në gjashtë dekada, ndër to 18 vite me grupin “The Kinks”, vdiq ditën e shtunë pasi ra nga shkallët. 

Rodford sapo ishte kthyer në shtëpi në Angli pas përfundimit të një turneu të shkurtër në Florida me “The Zombies” me daljen e tij të fundit në skenë më 14 janar.

Rodford po punonte me autobiografinë e tij para se të vdiste dhe ka lënë pas bashkëshorten e tij 56-vjeçare, Jean si edhe tre gjenerata Rodfords.

Në shtator të vitit të kaluar, Rodford mori një dokoratën “Mjeshtër i Artit” në Universitetin e Hertfordshire

./tvklan.al