Një i ri ra nga një lartësi prej 20 metrash dhe arriti të shpëtojë për mrekulli.

25 – vjeçari ndodhej në pronën e prindërve të tij në Sidnei të Australisë, kur rrëshqiti nga shkëmbi dhe ra në një zonë me shkurre, në orët e vona të së dielës.

Një operacion i gjerë shpëtimi u zhvillua në këtë zonë dhe pas 5 orësh, i riu u gjet. Ai kishte marrë plagë në shpatull e kraharor, megjithatë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shefi i Policisë së New South Wales, për

Daily Telegraph

tha se ishte një mrekulli që i riu ishte gjallë.

“Zjarrëfikësve iu desh që të kërkonin në një terren të egër, që ia bëri punën tepër të vështirë. 25 – vjeçari është vërtetë me fat që është gjallë dhe që ka marrë plagë që nuk venë në rrezik jetën e tij”.

/tvklan.al