Edhe Belgjika përjetoi panik këtë të enjte, kur një 40-vjeçar francez me origjinë tuniziane hyri me makinë në një zonë të populluar në qytetin Anvér.

Forcat e sigurisë u vunë menjëherë në alarm. Vendi të mërkurën përkujtoi viktimat e një viti më parë në aeroportin Zaventem. Por, autoritetet shpjeguan se nuk bëhet fjalë për një akt terrorist. Personi në drejtimin e mjetit ishte i alkoolizuar dhe kishte hyrë në mes të turmës për t’i shpëtuar policisë pasi kishte kaluar me semafor të kuq.

Tv Klan