Pasi u zgjodh president i Francës, Emmanuel Macron, fitoi thellë edhe në zgjedhjet legjislative, duke marrë shumicën e Parlamentit. Por në vetëm një muaj zgjedhjet popullaritetit i shefit të Elizesë ka rënë me 10%.

Vlerësimi vjen nga një sondazh i kryer nga e përjavshmja franceze “Journal du Dimanche”. Për Macron hyrja në atmosferën e vërtet të të qeverisurit të vendit ka qenë e ashpër. Ai ka pësuar ndjenjën e përgjithshmë të pakënaqësisë që kanë francezët në sektorë të ndryshëm. Rritja e kontributeve sociale apo edhe ndryshimi i Kodit e Punës, kanë rritur pakënaqësinë e francezëve.

Shumë nga këto masa kanë rritur dyshimin se premtimet e bëra në fushatë nuk do të mbahen nga presidenti, shkruan “Journal du Dimanche”. Nga ana tjetër, përplasja me shefin e ushtrisë ka rritur autoritetin e Macron. Në krahasim me paraardhësit e tij, Macron ka bërë më mirë se ish-presidenti Jacques Chirac, i cili në vitin 1995 nga 59% shkoi në 39%, duke humbur 20 pikë, por gjithsesi u rizgjodh në vitin 2002 me një popullaritet 51%. TV KLAN