Aplikacioni i komunikimit WhatsApp ka rënë për rreth 60 minuta pothuajse në të gjitha shtetet e botës.

Aplikacioni ka shfaqur probleme në përdorim dhe ka qenë jashtë funksionit. Përdoruesit nuk mund të merrnin dhe të dërgonin mesazhe. WhatsApp shfaqte një njoftim që lajmëronte për mesazhe të reja, por këto të fundit nuk mund të vinin.

Nga ky problem u prekën kryesisht shtetet e Evropës dhe të Azisë. Ndërsa në Amerikë ka raportime për bllokimin e WhatsApp, por në masë më të vogël. Edhe në Shqipëri, përdoruesit e WhatsApp kanë hasur vështirësi në dërgimin dhe marrjen e mesazheve.

/tvklan.al