bieberDyshohet se ka lindur një flirt i ri për këngëtarin Justin Bieber, pasi mbrëmjen e djeshme është parë nën shoqërinë e modelës së mrekullueshme, Kendall Jenner.

Sipas amerikanes “TMZ”, në kryeqytetin francez ndodhet edhe Selena Gomez, e cila mbeti e çuditur nga takimi i Bieber.

Në muajin Prill Gomez ka patur një zënkë të madhe me motrën e modeles Jenner, ku shkaku ishte Justin.

Në fakt një javë më parë Selena dhe Bieber kanë kaluar pushimet së bashku në Karaibe, fotot e të cilëve morën mijëra komente në Instagram. Çifti në fjalë është parë së bashku edhe në ditëlindjen e Ryan Butler të cilët nuk kanë hezituar të shkëmbejnë puthje me njëri – tjetrin gjatë gjithë natës.

“Hollywood Life”, pak kohë më parë ka bërë publike një deklaratë të Bieber, i cili ishte shprehur që tashmë po e trajton Selenën si një princeshë, ashtu siç e meriton.

Megjithatë kjo gjë mbetet për t’u parë, pasi nuk dihet nëse do të ruhet më balanci mes çifit duke qenë se mes tyre është modelja Jenner.

V. Kërçiku