Totali i kursimeve të individëve, bizneseve dhe institucioneve në formën e depozitave në banka shënoi rënie me  afro 2.7  miliardë lekë në Tetor, krahasuar me muajin e mëparshëm.

Sipas shifrave më të fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë, tkurrja i dedikohet kryesisht depozitave me lekë të individëve, të cilat në harkun e një viti kanë rënë me 40 miliardë lekë, apo rreth 300 milionë euro.

Ekspertët shpjegojnë se shkak për këtë fenomen, tashmë jo të panjohur, janë normat e ulëta të interesit që ofrohen nga bankat, gjë që i shtyn qytetarët të gjejnë alternativa të tjera.

Ekspertët thonë se kjo tendencë pritet të vazhdojë për një kohë të gjatë, përsa kohë normat e interesit të ofruara nga bankat janë të ulëta. Nëse më parë alternativë kryesore e investimit të fondeve kanë qenë depozitat bankare, tani sipas ekspertëve, ky trend po ndryshon drejt mënyrave të tjera.

Tv Klan