dogane

Muaji tetor i këtij viti ka shënuar rënie të eksporteve, por edhe importeve, krahasuar me vitin që kaloi. Të dhënat bëhen të ditura nga Instituti i Statistikave, i cili thotë se eksportet e mallrave shqiptare drejt vendeve të tjera ranë me 9.3% krahasuar me të njëjten periudhë të një viti me parë.

Ndërsa importet ranë me 4.3% .

Deficit tregtar për muajin që kaloi është 30 mld lekë duke shënuar një rënie me  0.6% krahasuar me një vit më parë por, rritje prej 27% krahasuar me muajin shtator 2015 .

Mallrat që ndikuan në rënien e eksporteve dhe importeve janë grupet minerale, lëndë djegëse, energji elektrike, materiale ndërtimi, metale dhe  prodhime druri.

Shqipëria ka importuar me pak edhe ushqime, pije dhe duhan.

T v Klan