Përveç se “Bienalja e Mesdheut” sjellë në Tiranë e Durrës një shumësi krijimesh artistike, ajo zbulon,  pjesërisht “Turbinën”, teatrin e ardhshëm të kryeqytetit.

Kamerat që deri dje ishin mbajtur larg për t’ia lënë efektin surprizë ditës së përurimit, sot na zbulojnë vetëm një prej sallave, atë të voglën, ende në ndërtim. Të parët që do të japin shfaqje këtu janë dy të rinjtë e kërcimit bashkëkohorë, Rosella Pelliciotti dhe Roberto Nuha, që nxehjen e bëjnë duke larë dyshemenë.

Në këtë fazë të ndërtimit, “Turbina” është në sintoni me “Shtëpia” konceptin që trajton “Bienalja e Mesdheut” dhe artin e krijuar mbi të.

Zyrtarisht “Mediterranea 18” po zhvillohet, shfaqjet apo krijimet e artistëve i gjen të ekspozuara në çdo institucion të mundshëm kulturor dhe është në pritje të publikut.

Tv Klan