Ajo është një ndër monumentet më të rëndësishme të kryeqytetit anglez. Ora e famshme e Londrës, Big Ben, do të ndalojë funksionin që e mban prej thuajse 157 vitesh, për t’ju nënshtuar një rikonstruksionit, që do të kushtojë 29 milion paund.

Ky fakt është vendosur nga parlamenti britanik, i ka udhëruar ndalimin e këmbanës ikonë të Londrës, për të parandaluar rënien e orës.

Punimet do të fillojnë në Janar të vitit 2017 dhe do të zgjasin për thuajse 3 vite, duke përfshirë riparime në kullën Elizabeth, Kullën e Sahatit, e cila qëndron mbi dhomat e parlamentit britanike për dekada.

Por ora nuk do të ndalojë për gjithë periudhën 3 vjeçare të restaurimit, por vetëm për disa muaj, thuhet në faqen e zyrtare të parlamentit britanik./tvklan.al