beren-saat-hamileAktorja më e paguar turke, Beren Saat (Bihter në serialin “Dashuri e Ndaluar” që transmetohet çdo mbrëmje në Televizionin Klan) do t’i japë fund beqarisë më 27  Korrik të këtij viti.

Aktorja dhe këngëtari Kenan Doğulu kanë devijuar pak nga planet e mëparshme, pasi ata kishin vendosur të martoheshin në vendin më historik të Turqisë, por mesa duket ata dëshirojnë t’i shpëtojnë vëmendjes së mediave turke dhe kanë vendosur që dasma të bëhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 Burime pranë aktores, bëjnë me dije se Beren tashmë ndodhet në Amerikë dhe po merret me përgatitjet e dasmës.

Ashtu si fejesa edhe dasma mendohet se do jetë një ceremoni e thjeshtë , ku do të jenë të pranishëm vetëm familjarët e çiftit dhe miqtë më të afërt të tyre.

M.Sejdini