BihteriiAktorja më e paguar e Turqisë, Beren Saat (e njohur për publikun shqiptar për rolin e Bihterit në serialin Dashuri e Ndaluar) këtë vit ka refuzuar ofertat për të qenë pjesë e serialeve.

Arsyeja është se Beren ka nevojë të shijojë vitin e parë të martesës me këngëtarin Kenan Doğulu.

Mësohet se aktorja do të qendrojë larg ekranit të paktën për ca muaj dhe ka marrë përsipër të bëjë rolin e amvisës, duke gatuar çdo gjë i pëlqen bashkëshortit të saj.

Ndërsa bashkëshorti i saj, nuk do të bëjë pauzë nga koncertet, por menjëherë pas tyre do të “vrapojë” në shtëpi teksa e pret bashkëshortja.

Këngëtari ka thënë me shaka se “kërcënohet” nga mbipesha për shkak të gatimeve të shijshme të aktores.

m.s