Beren me pushimeMë 29 Korrik, aktorja më e paguar e Turqisë, Beren Saat (e njohur për publikun shqiptar në rolin e Bihterit) u martua me këngëtarin Kenan Doğulu, në një ceremoni private në SHBA.

Për çiftin e famshëm muaji i mjaltit ende nuk ka mbaruar dhe pasi kanë pushuar disa ditë pas dasmës në Malibu, muajin e mjaltit kanë vendosur ta vazhdojnë në vendlindje, pikërisht në Bodrum të Turqisë, e njohur si një nga vendet më të shtrenjta.

Çifti ka dashur që të paktën në periudhën më të lumtur të jetës të lihen pak në intimitet, por kjo gjë nuk është e mundur sepse paparacët nuk i kanë lënë të qetë, duke i fotografuar ditë pas dite.

M. Sejdini