BihteriTë jesh e famshme natyrisht që ka koston e vet, siç mund të jetë edhe fakti që nuk mund të bësh dot shopping pa të pandaluar njeri.

Kështu ndodh edhe me aktoren më të paguar të Turqisë, Beren Saat (e njohur për të gjithë publikun shqiptar për rolin e Bihterit në serialin “Dashuri e Ndaluar”).

Beren është nisur për të bërë shooping me nënën dhe gjyshen e saj, por fansat nuk e kanë lënë “rehat” që ajo të mbaronte punë sa më shpejt, pasi shumë prej tyre e ndalonin për ndonjë “selfie”.

Aktorja është treguar e duruar  dhe ia ka plotësuar dëshirën të gjithë fansave, ndërsa nënës dhe gjyshes i është dashur të shihnin të vetme dyqanet.

M.S