Ministria maqedonase e Punëve të Brendshme tha të premten se 102 persona, përfshirë 22 policë dhe 3 deputetë janë plagosur dhe janë trajtuar në spital mbrëmjen e djeshme.

Në deklaratën e cituar nga “Anadolu Agency”, Ministria tha se gjendja e sigurisë në qendrën e qytetit, rreth dhe në Kuvend është normalizuar.

 “Në spitalin e përgjithshëm të qytetit ‘8 Shtatori’, spitalin e qytetit ‘Shën Klimenti i Ohrit dhe në Qendrën Klinike të Qytetit ndihmë kanë kërkuar 70 qytetarë, 22 policë dhe 3 deputetë. Përveç kësaj, në kazermën Gjorçe Petrov ndihmë mjekësore u është dhënë edhe 7 personave të tjerë. Momentalisht në Kuvendin e Maqedonisë nuk ka mbetur asnjë qytetar, ndërsa qytetarët që protestojnë jashtë ndërtesës së Kuvendit”, njoftoi MPB.

Incidenti i mbrëmjes së kaluar ndodhi si pasojë e zgjedhjes së Talat Xhaferit për kryetar të ri të Kuvendit me 62 vota në një atmosferë kaotike. Një pjesë e protestuesve të iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët” të cilët ishin tubuar para ndërtesës së Kuvendit, me dhunë u futën brenda Kuvendit.