Edhe pse ishte e thuajse e pamundur që Kombëtarja e Futbollit të kualifikohej në botëror, Armand Duka e ka një peng. Presidenti i Federatës së Futbollit shprehet i kënaqur me vendin e tretë të përfaqësueses, por nuk e fsheh se ka pritur pak më shumë.

“Ndeshja me Izraelin në shtëpi, në të cilën duhej të bënim më mirë dhe ndeshja e fundit kundër Italisë, në të cilën mund të merrnim të paktën një pikë.”

Pritshmërinë e Dukës janë ushqyer nga loja e mirë e ekipit. Tashmë objektivi është kualifikimi në euro 2020. Ka dy rrugë për ta arritur, përmes Ligës së Kombeve dhe Kualifikueseve.

“Janë dy kompeticione, nga të dy mund të shkohet në Europian. Ne do të tentojmë nga të dy, mund të shkojë edhe një nga grupi D edhe nga grupi A, e tillë është formula. Nuk është se do të kemi ndeshje më shumë, por kemi një shtesë përgjegjësie, ndeshje zyrtare dhe më shuam mundësi për të shkuar në Europian.”

Kreu i Federatës indirekt ka dalë në mbështetje të filozofisë së Christian Pnauccit. Sipas tij loja sulmuese do të sjellë rezultate.

“Futbolli ofensivë në asnjë mënyrë nuk të çon në disfatë. Kam besim se stafi dhe ekipi i kanë të gjithë potencialet që të bëjnë loje ofensive dhe rezultat pozitiv.”

 Kualifikimi në Europianin e shkuar i shtoi pritshmërinë jo vetëm të federatës. /Tv Klan