Revista amerikane “Forbes” ka renditur listën e përvitshme të 20 personave më të pasur të botës.

Manjati amerikan Bill Gates kryeson për të tretin vit rradhazi me një pasuri prej 75 miliardë dollarë. Themeluesi dhe shefi i gjigantit kompjuterik “Microsoft” është 4.2 miliardë dollarë më i varfër krahasuar me vitin 2015.

Për miliarderin 60 – vjeçar është hera e 17 -të në 22 herët e fundit që ndodhet në majën e pasanikëve botërorë.

Në vend të dytë në listën e “Forbes” ndodhet Amancio Ortega, 79 – vjeçari spanjoll, bosi i firmës së veshjeve Zara.

Sipërmarrësi që fitoi më shumë para në vitin e fundit është Mark Zuckerberg.

Themeluesi i rrjetit social Facebook renditet në vendin e 6 -të me 44.6 miliardë dollarë, duke u bërë personi më i ri në listën e 10 personave më të pasur në botë.

Nga ana tjetër, një nga humbësit më të mëdhenj në renditje është Carlos Slim Helu, 76 – vjeçari meksikan, bosi i Telecom, i cili vetëm 3 vjet më parë renditej në vend të parë.

Listën e grave më të pasura në botë e kryeson 93 – vjeçarja franceze Liliane Bettencourt, trashëgimtarja e L’Oréal.

Tv Klan