Të dielën në Las Vegas janë mbajtur çmimet ‘Billboard Music Awards’. Gjatë shfaqjes një ndër surprizat më të bukura ka qenë këngëtarja e famshme Cher e cila u nderua me çmimin e madh ‘Icon Awards’.

‘Daily Mail’ u shpreh se 71 – vjeçarja Cher performoi si një adoleshente plot energji. Ajo mbante veshur një kostum të argjendtë ku për hir të së vërtetës e bënte të dukej shumë marramendëse në sytë e publikut. Ajo performoi 2 nga hitet e saj ‘Belive’ dhe ‘Turn back time’.

Shfaqja e saj u prezantua nga këngëtarja Gwen Stefani e cila e quajti ikonë të muzikës dhe modelin e saj më të preferuar në jetë. Stefani u shpreh se ‘Cher është shembulli im më i mirë për të vazhduar karrierën tim.’ Cher mbajti edhe një performancë me një veshje të zezë tyl dhe lëkurë duke kujtuar vitet 1990 të karrierës së saj. Gjatë ceremonisë së çmimeve ‘Billboard Music Awards’ ajo mbajti një fjalim shumë të përzemërt për të gjithë publikun./tvklan.al