Binjakët e porsalindur të Cristiano Ronaldos u konceptuan dhe u përshëndetën në botë me ndihmën e një nëne zëvendësuese.

Ikona e futbollit, 32 – vjeçari Ronaldo, konfirmoi se u bë sërish baba, pasi mirëpriti dy binjakë vajzë-djalë të quajtur Eva Maria dhe Mateo, të cilët erdhën në jetë më 8 qershor.

Megjithatë, Ronaldo kurrë nuk shpjegoi se si dy binjaket e tij erdhën në jetë. Ajo qe është e sigurte është fakti se e dashura e tij, Georgina Rodriguez, me të cilën ka një lidhje prej disa muajsh, nuk ka qenë shtatzëne.

Sipas britanikes Daily Mail  binjakët kanë lindur nga një nënë zëvendësuese, e cila është paguar për të sjellë në jetë foshnjat. Gazeta zbuloi gjithashtu se binjakët u konceptuan në një laborator. Identiteti i nënës që lindi binjakët mbetet sigurisht sekret.

Në fillim të javës, Ronaldo postoi një foto ne instagram ku bashke me djalin e tij 7 vjeçar, edhe ai i lindur nga një nenë sekrete, mbanin dy binjaket e porsaardhur në jetë.

Tv Klan