Presidentët Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç po takohen në mënyrë jo publike këto kohë në mënyrë edhe jo formale nën ndërmjetësimin e zyrtarëve evropianë në qytete të tjera përveç Brukselit.

Këtë komunikim të një natyre tjetër nga sa ka ndodhur më parë e ka konfirmuar fillimisht ndërmjetësja e BE-së Federica Mogherini dhe më pas në forumin e sigurisë në Beograd vetë Aleksandër Vuçiç. Këto bisedime larg syve të publikut synojnë të afrojnë një zgjidhje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe krijimin më në fund të bashkësisë së komunave serbe në Kosovë.

 

“Unë mendoj se zgjidhja e vërtetë qëndron mes  lëshimeve tona, lëshimeve të shqiptareve dhe mirëkuptimin e ndërkombëtarëve. E di që kjo do të ketë kosto të rendë politike për ne që udhëheqim bisedimet por kompromisi do të jetë  në të mire të dy palëve dhe rajonin. Ne nuk duam të lejojmë që ky konflikt të mbetet i ngrirë edhe për 50 vitet e ardhshme. Në katër apo pese vitet e fundit në nuk kishim asnjë të vdekur nga konflikti me Prishtinën ndaj me dialogun e nisur kemi siguruar të paken sigurinë e qytetareve.”

 Deputeti Vladimir Duriç nga opozita serbe shprehet se askush në Bruksel nuk e ka vënë si kusht njohjen e Kosovës si shtet sepse janë edhe pesë shtete të BE-së që nuk e njohin. Po ashtu shprehet Duriç është çuditshme është se si qeveria serbe lejoi përkrahësit e saj në Kosovë të krijonin qeveri koalicioni me di ke që është i kërkuar për krime lufte nga interpoli.

Burimi: Klan Plus